"I shënova ekipit më të mirë në Itali", Vidal: Jemi gati të luftojmë për titullin kampion
Artuo Vidal, shënoi golin e parë në triumfin 2-0 që Interi arriti në derbin e Italisë ndaj Juventusit.

Mesfushori nga Kili, ndëshkoi ish-skuadrën e tij, me një goditje të saktë me kokë brenda zonës në minutën e 12-të. Vidal u shpreh optimist në fundin e ndeshjes për suksesin e arritur, teksa deklaroi:

“Ne kemi treguar se jemi gati të luftojmë për titullin kampion. Ishte një gol i rëndësishëm kundër ekipit më të mirë në Itali. Unë jam i lumtur që shënova golin tim të dytë me fanellën e Interit. Fitorja na jep besim për të vazhduar të mendojmë se mund të fitojmë, duke vazhduar punën çdo ditë. Ne besojmë se mund të shkojmë deri në fund”, u shpreh Vidal pas ndeshjes.
Shtuar më 17/01/2021, ora 23:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori