Ibra magjik, shënon 3 super gola (VIDEO)
Ka qenë nata e Zlatan Ibrahimoviç në MLS, duke shënuar tre super gola në fitoren 3:2 të Los Angeles Galaxy, kundër Los Angeles FC.

Edhe pse tashmë është 37 vjeç, Ibrahimoviç po vazhdon të ruajë formën e mirë këtë sezon në MLS, me 16 gola të shënuara në 17 ndeshje.

Ish sulmuesi i Suedisë, golat i shënoi në minutat 8’, 56’ dhe 70’, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Në anën tjetër, për Los Angeles FC, shënoi dy herë Carlos Vela, ish lojtari i Arsenalit.

Golat e Zlatan Ibrahimoviç mund t’i shijoni në videon e mëposhtme:
Shtuar më 20/07/2019, ora 08:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori