Ibra shënon hat-trick kundër Saint Etienne (VIDEO)
Fitore e thellë me rezultat 4-1 e Paris Saint Germain në ndeshjen kundër Saint Etienne duke kaluar në finalen e Kupës së Francës, ku do të takohet me skuadrën e Auxerre.

PSG ka triumfuar para shikuesve të vet në stadiumin Park de Prince ndërsa ka qenë Zlatan Ibrahimoviq ai i cili në minutën e 21-të nga penalltia ka shënuar golin e parë të takimit.

Katër minuta më vonë, një gol i shënuar nga Yohan Mollo ka befasuar vendasit duke barazuar rezultat 1-1.

Por, në pjesën e dytë PSG ka treguar veten.

Fillimisht, Ezequiel Lavezzi solli PSG-në sërish në epërsi në minutën e 61-të takimit ndërsa në minutën e 81-të Ibrahimoviç shënoi për 3-1.

Golin e tretë personal dhe të katërtin për skuadrën, Ibra e shënoi në kohën shtesë të takimit.

Me tre golat e shënuar sot, Ibrahimoviç ka arritur kuotën e 102 golave për fanellën e PSG-së, që nga koha kur u transferua nga Milan në vitin 2012.

finalen e Kupës së Francës, PSG do të takohet me skuadrën e ligës së dytë franceze, Auxerre. /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2015, ora 22:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori