Ibrahimovic e bën rrugë në SHBA, gol dhe asist (VIDEO)
Skuadra e Zlatan Ibrahimovic La Galaxy fitoi 2-1 ndaj Montreal Impact.

Dhe protagonisti kryesor i këtij takimi nuk mund të ishte njeri tjetër përveçse,Ibrahimovicit, i cili ishte autori i golit të parë dhe tek goli i dytë asistoi për shokun e skuadrës.

Një gol i dyshimtë nga suedezi, që nga pamjet duket sikur e prek topin me dorë, por gjyqtari e llogarit si të rregullt golin.

Ndërsa pak minuta më vonë pati një mundësi të artë për të finalizuar një aksion të bukur, por goditja e tij nga fare pranë portës u ndal nga portieri.

Ibrahimovic shkon në kuotën e 27 golave, dy më pak se Carlos Vela, që shënoi me penallti, në barazimin 1-1 të Los Angeles ndaj Toronto.

Shtuar më 22/09/2019, ora 13:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori