Immobile: Juve, jam gati (VIDEO)
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Ciro Immobile, tani për tani te Genoa, por në bashkëpronësi me Juventus-in, mund të jetë përforcimi i duhur për Antonio Conte-n.

Lojtari, ndërkohë, ka deklaruar se nuk ka frikë nga kalimi i madh: "Kam folur me Preziosi-n përpara Krishtlindjes, më ka thënë se do të qëndroja te Genoa. Por, kjo ka ndodhur përpara interesimit të Juventus-it. Gjithsesi, unë jam gati, pastaj nëse presidenti vendos për qëndrimin tim këtu, kjo nuk përbën problem".

"Megjithatë, do të më bëhej qejfi të kaloja te Juve gjatë grumbullimit me U-21 sepse do të luftoja për një objektiv si titulli dhe jo për shpëtimin", ka thënë Immobile.

"Të shohësh emrin tim të përmendet përkrah lojtarëve si Drogba e Llorente, mund të duket e ekzagjeruar, por unë ndihem gati për Juventus-in, sepse do të ishte një rast i rëndësishëm, kthesa për karrierën time: ose për mirë, ose për keq".

Pastaj, në Torino do të rigjente Antonio Conten, me të cilin ka qenë bashkë te Siena: "Ai është një motivues i madh, kujdeset për çdo detaj të mundshëm. I ka dhënë Juventusit një mentalitet fituesi". /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2013, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
A duhet të largohen futbollistët nga Kosova nga Kombëtarja e Shqipërisë pas formimit të Kombëtares së Kosovës?
50.48 %
45.35 %
4.15 %
Total 8414 Vota!
 

Kampionatet