Incidenti me parashutë në Vlorë, rrëfehet burri i të lënduarës: Ishim lart kur.....(VIDEO)
Sot rreth orës 13:30 gjatë zhvillimit të aktivitetit të hedhjes me parashutë në Kaninë një vajzë është dëmtuar gjatë uljes për shkak të rrymave të erës dhe është dërguar në spitalin e Vlorës.
Incidenti ka ndodhur në afërsi të plazhit të ri të Vlorës. Gjatë uljes së parashutës ku ndodhej një çift nga Kosova, Burim
Jashari dhe Dafine
Jashari 32 vjeçe,
gruaja është dëmtuar lehtë.
Pas ngjarjes, Burim
Jashari në një prononcim për Report Tv u shpreh se
gruaja e tij ka pësuar vetëm disa gërvishtje të lehta, ndërsa
incidenti ndodhi për shkak të erës.
“Ishim lart, na kapi era në anësore u gërvishtëm pak kur u ulëm, nuk ishte diçka tragjike.
Nuk u dëmtuam shumë, por disa gërvishtje në gjunjë. Dafina është mirë në kujdesin e mjekëve” u shpreh ai./Albeu.com/
Shtuar më 19/03/2017,
ora 19:00