Insigne dhuron "show" në rrugicat e Napolit (VIDEO)
Lorenzo Insigne është duke u argëtuar nën shoqërinë e fëmijëverrugicat e Napolit, shkruan Albeu.com.

Italiani ka gjetur kohën e lirë për t'u argëtuar me fëmijët. Sulmuesi i Napolit, i cili po jeton një periudhë dyshimtë për të ardhmen te Napoli pas takimit me Raiola-n, ka postuar në llogarinë e tij Instagram një video në të cilën ai luan në rrugicat e qytetit të Campania me disa fëmijë.

Insigne është qeshur dhe i jep buzëqeshje fëmijëve të vegjël, me disa driblime me topin. Përmbajtja e postit të publikuar nga lojtari në rrjetin social karakterizohet edhe nga një zemër blu dhe fjalët "Pe vic e Napul" (Për rrugicat e Napolit). /albeu.com/
Shtuar më 03/05/2019, ora 10:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori