Inter-Karabakh, azerët përcillen si heronj në aeroport (VIDEO)
Skuadra azere e Karabakh do të luajë nesër ndoshta ndeshjen më të madhe në historinë e saj. Pasi u mundën në Play Off0-in e Champions League nga Red Bull Salzburg dhe pasi barazuan në takimin e parë të grupeve në Europa League përballë St Etienne ekipi modest do të jetë nesër mysafir në "San Siro" ku do të ketë përballë Interin e madh, ndeshje e vlefshme për Grupin F.

Skuadra u nis sot nga aeroporti i Baku ku iu bë edhe një nisje e ngrohtë nga tifozët e saj, të cilët presin që pas ndeshjes së nesërme të kthehen si hero në Azerbaixhan.

A do t'ia arrijnë përballë Interit të Mazzarrit? Të presim e të shohim. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2014, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori