Inter merr fitoren e parë në Serie A (VIDEO)

Interi më në fund ka marrë fitoren e parë në kampionat, pasi ka mposhtur Bolognën me rezultatin e përgjithshëm 0-3.

Zikaltrit e nisen këtë takim furishëm duke dominuar Bologën, e cila pas një çerek ore lojë e mori veten. Kjo bëri që Interi të dukej ai i vjetri me pak gjasa për të fituar.

Pjesa e aprë mbyllej në barazim pa gola. Megjithatë, Radja Nainggolan, i ardhuri nga Roma këtë verë, zhbllokoi rezultatin me golin e tij debutues për Interin në minutën e 67'.

I sapo futuri në lojë, Antonio Candreva, realizoi në minutën e 82'. Për ta vulosur fitoren e zikaltërve ishte Ivan Perisic, që shënoi rreth pesë minuta pa mbaruar takimi.

Kështu, Interi renditet në vendin e 5 me 4 pikë, ndërsa Bologna në vendin e 16 me 1 pik. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2018, ora 20:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori