Inter piketon Kevin Strootman (VIDEO)
Probelemet dhe kriza e rezultateve të Inter mund të përfundojnë vetëm duke bërë ndërhyrjet e duhura në merkaton e ardhshme. Konsumimi i tepërt i lojtarëve aktualë kanë bërë që drejtuesit zikaltër të mendojnë blerjet që sezonit të ardhshëm.

Dejan Stankoviç, Esteban Cambiasso dhe Javier Zanetti nuk përbëjnë më siguri për Inter dhe për këtë shkak po mendeohet rinovimi i repartit të mesfushës. Po qarkullojnë shumë emra dhe më i fundit prej tyre është ai i mesfushorit të PSV Eindovhen, Kevin Strootman.

Dje emisarë të klubit zikaltër kanë qënë në Wembley për të ndjekur miqësoren Angli-Hollandë dhe për të vëzhguar nga afër mesfushorin e Kombëtares hollandeze. /albeu.com/

Po kush është Kevin Strootman? Shikoni videon e mëposhtme:



Shtuar më 01/03/2012, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori