Inter shkatërron Frosinonen, merr kryesimin (VIDEO)
Inter duket se po përjeton një situatë mjaft të mirë, sidomos në Seria A.

Ekipi milanez ka fituar në "Giusepe Meaza" 4-0 përballë ekipit të Frosinones, duke marrë edhe kryesimin e kampionatit pas 13 ndeshjesh të zhvilluara.

Golat pë Interin u shënuan nga Biabiany, Icardi, Murillo dhe Brozoviç.

Me këtë fitore të thellë, Interi ndodhet në vendin e parë me 30 pikë, ndjekur nga Napoli me 28 dhe Fiorentina me 27. /Albeu.com/
Shtuar më 22/11/2015, ora 22:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori