Interi fiton bindshëm përballë Genoa (VIDEO)



Interi ka arritur të marë një fitore të rëndësishme përballë Genoas me Icardin e rikthyer në fushë.

Ndeshja u zhbllokua shpejt që në minutën e 15’ me anë të mefushorit Gagliardini.

Një gol që i dha Interit më tepër besim i cili pati gjatë gjithë kohes lojën nën kontroll ku më pas në minutën e 39’ mbrojtësi Romero do të shkaktonte një penallti në dyluftimin me Icardin ku më pas ndëshkohet edhe me kartonin e kuq.

Penallti meret përsipër nga ish-kapiteni i cili nuk gabon dhe shënon për 2-0.

Pjesa e dytë do të ishtë totalisht e kontrolluar nga Interi i cili arrin të gjejë edhe dy herë të tjera rrjetën fillimisht me Pririsiç në minutën e 54’ dhe më pas përsëri Gagliardiniminutën e 81’.

Me këtë fitore Interi blindon vendin e 3-të ku largohen 4 pikë nga Milani. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2019, ora 22:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori