Interi barazon në frymën e fundit përballë kundërshtarit më të dobët në grup (VIDEO)

Slavia Praga ka bërë befasinë në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Skuadra çeke ka ndalur Interin në "San Siro" duke barazuar me rezultat 1-1, shkruan Indeksonline.

Golin për Slavian e shënoi ish-futbollisti i Skënderbeut, Peter Olayinka në minutën e 63-të të ndeshjes.

Ndërsa rezultatin e barazoi Barella në minutën e tretë shtesë, ku pas një shtylle të goditur nga Sensi, topi iu kthye dhe e dërgoi në rrjetë.

Slavia dhe Inter tashmë kanë nga një pikë dhe do të ndajnë pozitat e para të paktën deri ën përfundim të ndeshjes Dortmund – Barcelona që zhvillohet nga ora 21:00.
Shtuar më 17/09/2019, ora 20:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori