Interi fiton me goleadë ndaj Spalit (VIDEO)
Inter ka fituar 4-0 në transfertë kundër Spal-it dhe është ngjitur në vendin e dytë të Serisë A.

Zikaltrit kanë marrë një fitore bindëse kundër vendit të fundit të kampionatit dhe tani kanë shkuar vetëm 6 pikë larg Juventus-it kryesues kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në fund.

Ndeshja e luajtur në stadiumin Paolo Mazza është zhbllokuar në minutën e 37-të nga Candreva, ndërsa tre golat e tjerë të sfidës kanë ardhur në pjesën e dytë.

Biraghi (55′), Sanchez (60′) dhe Gagliardini (74′) kanë kompletuar pokerin për ekipin e Conte-s.
Shtuar më 16/07/2020, ora 23:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori