Interi fitore me aromë kualifikimi (VIDEO)
Interi ka fituar 2-3 ndaj Borussia Monchegladbach dhe mban gjallë shpresat për kualifikim.

Pas vetëm 17 minutash lojë skuadra e Contes kaloi në epërsi me Mateo Darmian, shkruan Albeu.com.

Por para se të përfundonte pjesa e parë, Alassane Plea (45+1) i barazoi shifrat në 1-1 me asistimin e Valentino Lazarov.

Ishte Romelu Lukaku që në minutën ne 64 riktheu sërish epërsinë për Interin.

Sulmuesi belg (73′) nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe golin e tretë, por vendasit ngushtuan shifrat në 2-3 me Plea, por vetëm kaq pasi Interi arriti që të mbante epërsinë deri në fund.

Monchegladbach vazhdon të jetë lider i Grupit B me tetë pikë, Shakhtar e Real Madrid me shtatë, ndërsa Interi është në të fundit me pesë pikë dhe në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve do të vendoset gjithçka. /albeu.com/
Shtuar më 01/12/2020, ora 22:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori