Interi mposht Frosinone dhe "blindon" vendin e tretë (VIDEO)
Inter ka mposhtur 3-1 Frosinone-n e vendit të parafundit duke marrë tre pikë të rëndësishme për kualifikimin në Champions League.

Me këtë fitore, Inter shkon në kuotën e 60 pikëve, pesë më shumë se Milan i vendit të katërt.
Zikaltrit e nisën mirë takimin dhe në minutën e 19’ erdhi goli i avantazhit. Pas krosit të D’Ambrosio-s, ishte Radja Nainggolan ai që goditi bukur me kokë për të shënuar golin e parë të takimit.

minutën e 37’ erdhi goli i dytë nga pika e bardhë e penalltisë, shënuesi nuk ishte Mauri Icardi, por Ivan Perisic.

Të pesë golat e fundit të shënuar nga kroati me fanellën zikaltër kanë ardhur jashtë fushe.
Frosinone futet në lojë me golin e Cassata në minutën e 61’ dhe Inter mundohet ta "vrasë" ndeshjen, por shpërdoron shumë mundësi deri në fund të takimit.

Megjithatë, Vecino shënoi golin e tretë në kohën shtesë duke siguruar fitoren për ekipin e tij. /albeu.com/



Shtuar më 14/04/2019, ora 22:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori