Interi nuk bën dot pa një argjentinas në sulm, Lazio e mposht në "San Siro" (VIDEO)
Pas dy fitoreve rradhazi Interi nuk ka arritur dot të marë as edhe një barazim në shtëpi përballë Lazios.

Edhe pse Interi e nisi më mirë ndeshjen në minutat e para ishte Lazio ajo që e zhbllokoi rezultatin që në minutën e 13’ me anë të mesfushorit serb Milinkoviç-Saviç pas një goditje me kokë.

Goli i cili do të ishte edhe i vetmi në këtë sfidë pasi Interi nuk ishte në gjendje të shënonte pa asnjë nga sulmuesit kryesor si Martinez dhe Icardi në fushë.

Si Lazio ashtu edhe Interi krijuan pak në këtë sfidë miqtë dolën me 3 pikët nga stadium.

Interi vazhdon të qëndrojë në vëndine 3-të me 53 pikë ndërsa Lazio në vendin e 5 me 48-pikë. /albeu.com/
Shtuar më 31/03/2019, ora 22:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori