Udinese dhe
Inter janë ndeshur në kuadër të javes së 19-të të Serie A.
“Nerazzurrët” hynë në këtë ndeshje nga fitorja tejet e rëndësishme ndaj rivalit direkt për titull, Juventusit, të cilin mposhtën javën e kaluar në “Giuseppe Meazza”. Ndërsa
Udinese është duke pësuar seri negative të rezultateve, ata kanë humbur tre nga pesë ndeshjet e fundit dhe kanë barazuar dy.
Por, pavarësisht formës së dobët të Udineses,
Interi nuk arriti të përfitojë nga gabimi i Milanit, dhe nuk mundi të arkëtojë tre pikë të plota.
Rezultati përfundimtar
Udinese 0-0
Inter.
Interi qëndron në pozitën e dytë me 41 pikë, dy më pak se Mialni që vazhdon të kryesojë tabelën e Serie A./
Shtuar më 23/01/2021,
ora 19:55