Interi shënon dy herë parballë Spal, i ngjitet Milanit (VIDEO)
Interi ka arritur të sigurojë një 3 pikësh mjaft të rëndësishëm përballë Spal brenda në San Siro, shkruan Albeu.com

Vendasit arritën ta çonin topin në rrjetë që në minutën e 31’ me anë të sulmuesit argjentinas Lautaro Martinez por goli nuk u cilësua i rregullt nga VAR.

Me rezultatin e bardhë 0-0 do të përfundonin 45 minutat e para. Pjesa e dytë nis më një marsh më tepër për Interin i cili rrit presionin në kërkim të golit të avantazhin të cilin e gjen me anë sulmuesit anësor Matteo Politano në minutën e 67’ pas asisti perfekt nga Martinez.

Vetëm 10 minuta më vonë do të vinte edhe goli i dytë goli i sigurisë për zi kaltërit me anë të mesushorit Roberto Gagliardini në minutën e 77’.

Interi tani ngjitet në kuotën e 50 pikëve një më pak se Milani i cili mban vendin e 3-të. /albeu.com/

Shtuar më 10/03/2019, ora 17:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori