Interi thyhet në shtëpi (VIDEO)
Takimi i javës së pestë i zhvilluar në stadiumin “Giuseppe Meazza” ndërmjet Interit dhe Napolit ka përfunduar me fitoren bindëse të mysafirëve me rezultatin 0:3.

Të dyja skuadrat zhvilluan një pjesë të parë relativisht të barabartë, ku mysafirët ishin me një nuancë më të mirë, ndërsa gjërat shkuan mbrapsht për Interin në pesë minutat e fundit të fraksionit të parë.

Pjesa e parë e këtij takimi ishte me një ritëm të lart dhe me duele të fuqishme në mesin e fushës dhe si pasojë e kësaj skuadra e Interit në minutën e 41-të mbeti me një futbollist më pak në fushë pas ndëshkimit me karton të kuq të Obi.

Ai me këtë rast shkaktoi penalti të cilën nuk e konkretizoi Hamsik. Por vetëm dy minuta më vonë mysafirët shënojn golin e epërsisë me anë të Campagnaro.

Komente interesante të ndeshjes në Facebook


Ça ka Interi që po qan, e rrafi Napoli pam pam pam! (Orges Asllani)

Boooooo sa inat ... ja kan lënë vetë se i respektojmë neve mysafirt (Hima Xhoana)

Interi ka harru me vdek si skuadër (Kevin Milanisti)

Përfundon me sukses seanca sërvitore e Napolit në Milano (Elion Ibrahimi)

... do fitoj prap Interi ne 2060 (Flamur Sula)

Në pjesën e dytë Napoli shfrytëzoi për mrekulli një futbollistë më shumë në fushë dhe në minutën e 57' shënuan edhe golin e dytë me anë të Maggio.

Ndërsa për fitoren bindëse të napolitanëve u përkujdes Marek Hamsik i cili realizoi në minutën e 75'.



Kjo fitore e pozicionon Napolin në vend të parë në tabelë me dy pikë më shumë se Juventus e Udinese që të dielën zhvillojnë ndeshjet e kësaj jave. /albeu.com/

Shikoni golat:

Shtuar më 01/10/2011, ora 22:31
Tage: interi
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori