Interi triumfon ndaj Milanit edhe pa Icardin (VIDEO)
Interi ka arritur të triumfojë ndaj Milanit në San Siro edhe pse me mungesa të mëdha, ku Naiggolan ishte në tribunë apo edhe Icardi në shtëpi.

Sfida u zhbllokua shumë shpejt që në minutën e 3-të erdhi gola nga mesfushori Interit Vecino për ta ndezur akoma më shumë derbin.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal për Interin që ishte plotësisht i merituar.

Pjesa e dytë do të niste indektik si e para pasi vetem 4 minuta pas fillimit në të 49 do të dyfishonte shifrat De Vrij pas një super goditje me kokë.

Pas këtij goli Milani më në fund u ngjall dhe ngushtoi diferencat me Bakayoko.

Goli hapi sërish sfidën duke i kthyar besimin vendasve. Por 10 minuta më pas Interi do të fitonte një penallti me Politani e ekzekuar saktë nga sulmuesi kryesor Lautaro Martinez.

Shumë shpejt do të ngushtohet sërish rezulati nga Musazhio.
2-3 do të ishte edhe rezultati përfundimtar i këtij dërbi pas shumë përpjekjeve të Milanit për të marë të paktën një pikë.

Interi tashmë kalon në vendin e 3-të dhe Milani në të 4-tërtin. /albeu.com/
Shtuar më 17/03/2019, ora 22:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori