Irlanda e Veriut eliminon veten, Uellsi në çerekfinale (VIDEO)
Uellsi është çerekfinalisti i dytë i Europianit. Kombëtarja e yllit të Realit, Gareth Bale ka fituar minimalishtë 1-0 falë një autogoli të shënuar nga McAuley.

Sfida ishte shumë e ekulibruar, me shumë pak mundësi shënimi. Për të gjetur goditjen e parë të Uellsit duhet të pritej minuta e 58-të, ndërkohë që më pas uellsianët ishin më këmbëngulës.

Autogoli erdhi në minutën e 75-të, pas një krosimi shumë të rrezikshëm të Bale nga e majtë, mbrojtësi irlandezo verior e devijoi në rrjetën e tij. /albeu.com/
Shtuar më 25/06/2016, ora 19:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori