Ironizoi uniformën e Juves flet vogëlushi: Është skuadër m**i (VIDEO)
Napoli u rikkthye ditën e djeshme te fitorja duke mundur në "San Paolo" Juventusin me rezultatin 2-1.

Por përpara fillimit të ndeshjes u shënua një incident me një djalë të vogël që refuzoi të merrte fanelën e Juventusit.

Ai njihet si një tifoz i flaktë i Napolit, por i duhet të mbante të veshur fanelën e Juventusit për të shoqëruar futbollistët napoletan.

Pas ndeshjes, një gazetar ka pyetur djaloshin e vogël rreth gjestit të tij të bërë para ndeshjes.

“Kam bërë një gjest që për Napolin është mrekulleshme, Juventusi është një skuadër m**i”, u shpreh tifozi i vogël napoletan.
Shtuar më 27/01/2020, ora 19:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori