Isco-El Shaarawy, përplasje talentesh (VIDEO)


Brez talentesh. Viti 1992 po rezulton në vit kampionësh. Isco nga njëra anë, El Shaarawy nga ana tjetër. Sot në "La Rosaleda" do të kemi mundësinë të shohim në fushë dy prej talenteve më në zë të momentit në La Liga dhe Serie A: Francisco Alarcon, Isco dhe Stephan El Shaarawy, të cilët edhe pse të rinj në moshë po marrin në këmbët e tyre fatin e Malagas dhe Milan.

Që të dy janë grumbulluar me Kombëtaret e tyre, madhe Vincente Del Bosque arrin deri aty sa Iscon ta krahasojë me Andres Iniestan. Nga ana tjetër "Faraoni" do të ketë një peshë të madhe në ndeshjen e sotme të Champions League pasi nuk do të ketë në sulm si Paton ashtu edhe Robinho të dëmtuar.

Gjithsesi të dy trajnerët i kanë sytë nga dy xhevahirët, mbi të gjitha Allegri që në rast disfate i thotë "lamtumirë" Milanit. /albeu.com/

Shtuar më 24/10/2012, ora 14:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori