Ish-lojtari i Tiranës shënon golin e parë te Barcelona (VIDEO)

Ish-mesfushori i Tiranës, Merveil Ndokyt, ka gjetur golin e parë me fanellën e Barcelonës.

20-vjeçari u transferua në formë huazimi nga skuadra e Getafes në merkaton e janarit, teksa i kanë mjaftuar vetëm 2 ndeshje për të lënë gjurmën e parë.

Merveil gjeti rrugën e rrjetës me ekipin B, në sfidën ndaj Olot, që përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1. Një lajm pozitiv ky edhe për Tiranën.

Klubi bardheblu disponon përqindje nga kartoni i mesfushorit dhe mund të përfitojë në rast se Barcelona vendos ta blejë përfundimisht 20-vjeçarin nga Getafe. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2019, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori