Ishte duke shkuar në ndeshje, lojtari i West Ham përplas Lamborghinin 250 mijë euro (VIDEO)
Sulmuesi i West Hamit, Michail Antonio u bë hit në mediat sociale kur u filmua gjatë Krishtlindjeve me Lamborghinit e tij që kishte rrëshqitur për t’i goditur disa pemë, derisa ai ishte i veshur me tesha të “babadimrit”.

Futbollisti ishte duke shkuar drejt hotelit ku ishte edhe pjesa tjetër e ekipit para ndeshjes kundër Crystal Palace. Megjithatë, ai humbi kontrollin e automjetit të tij 250 funte dhe goditi një shenjë trafiku dhe më pas u fut në një oborr.

“Ai u ndje i turpëruar por edhe i zemëruar pasi dikush nga rruga i bërtiti dhe e thirri budalla. Nuk dukej mirë. Kisha frikë se ai mund të kishte pësuar më shumë, por prapë gjithçka është mirë”, tha pronari i shtëpisë që u fut futbollisti i Ligës Premiere.
Shtuar më 27/12/2019, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori