Ishte ndeshja e radhës, por kampioni Joshua pëson humbjen më të bujshme në historinë e boksit (VIDEO)
Duhet të ishte thjesht një ndeshje e ndërmjetme për Anthony Joshua, pak më shumë se një stërvitje , edhe pse në Madison Square Garden, për t’u afruar asaj që cilësohej si ndeshja e shekullit me Deontay Wilder, për unifikimin e titujve.

Por ajo që ndodhi në 7 raunde dje në Nju Jork do të kujtohet si një nga surprizat më të mëdha në historinë e boksit.

Kampioni i botës IBF WBO dhe WBA humbi në mënyrë totalisht të papritur ndaj rivalit tetin amerikan me origjinë meksikane Andy Ruiz Jr, një boksier pak më shumë se mesatar, që zëvendësoi rivalin e programuar për natën e djeshme vetëm 6 javë më parë.

Asgjë në karrierën por edhe në pamjen fizike të Ruiz bënin të mendonin në epilogun e djeshëm.

Në raundin e tretë, anglezi Joshua arriti të godasë dhe ta çojë në tapet meksikanin, por reagimi i tij ishte i pabesueshëm, një seri grushtesh të fuqishëm që ulën në tokë “mbretin” e boksit.

Shtuar më 02/06/2019, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori