Italia, 10 minuta për të mposhtur Holandën (VIDEO)
Pëlqej
Debutim pozitiv për Antonio Conte në krye të pankinës së Italisë. Përballë 50 mijë spektatorëve në stadiumin "San Nicola" të Barit, Axurrët mundën 2-0 Holandën falë dy golave të shënuar nga Ciro Immobile dhe Daniele De Rossi.

Italianët e nisën vrullshëm takimin duke gjetur rrugën e rrjetës që në minutën e tretë me anë të sulmuesit të Dortmund, Ciro Immobile. Vetëm 7 minuta më vonë Axurrët fituan një 11-metërsh, pas një ndërhyrje të gabuar të Martins Indi, i cili u ndëshkua me karton të kuq nga kryesori i takimit. Daniele De Rossi u tregua i saktë nga pika e bardhe, duke dyfishuar shifrat.

Dalje me të kuqe e Indit ishte një ndëshkim i rëndë për ekipin e Hiddink, edhe ky debutues në krye të "Tulipanëve". Gjatë 90 minutave Holanda rrezikoi shumë pak në portën e italianëve, të cilët edhe pse me një lojtar më shumë në fushën e lojës nuk mundën dot të shënonin tjetër gol, deri në fundin e takimit.

Megjithatë, kjo ishte një ndeshje pozitive për ish-trajnerin e Juventusit, duke pasur parasysh se ishin përballë ekipit, i cili u rendit i treti në Kupën e Botës "Brazil 2014". /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 09:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori