Italia fantastike kualifikon Kroacinë (VIDEO)
Kroacia ka arritur të kualifikohet direkt për në Europian, falë edhe faktit se Italia ka kthyer gjithçka përballë Norvegjisë.

Kroatët kanë arritur të fitojnë me rezultatin 0-1 në Maltë .

Golin e vetëm për Kroacinë në këtë takim e ka shënuar mesfushori i Interit, Ivan Perisic në minutën e 25-të të ndeshjes.

Mirëpo, kroatët kanë qenë në "play-off" deri në minutat e fundit të ndeshjes, pasi vareshin nga ndeshja e Italisë.
Italia po humbiste 0-1 përballë Norvegjisë, por se vetëm në fund ka mundur të shënojë dy gola, duke kthyer gjithçka në 2-1.

Alessandro Florenzi shënoi në minutën e 74-të dhe Graziano Pelle në të 82-tën.

Kështu, nga Grupi H Italia kualifikohet e para me 24 pikë, pasuar nga Kroacia me 20 dhe në "Play-Off" shkon Norvegjia me 19 pikë. /Albeu.com/
Shtuar më 13/10/2015, ora 23:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori