Italia mposht Greqinë dhe kualifikohet në 'EURO 2020' (VIDEO)

Italia vazhdoi ecurinë prej tetë fitoreve radhazi dhe e vazhdoi rekordin e përsosur si lidere në Grupin J me fitoren 2:0 kundër Greqisë, në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020.

Italianët e dominuan plotësisht ndeshjen, duke pasur 71 për qind të posedimit të topit, ndërsa i shënuar 19 goditje prej portës, prej të cilave katër ishin brenda kuadratit të portës. Greqia e pati vetëm një goditje brenda kuadratit të portës, por atë e priti portieri Gianluigi Donnarumma.

Dy golat për Kombëtaren italiane u shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes – fillimisht Jorginho u tregua i saktë nga pika e penalltisë në minutën e 63-të të ndeshjes, ndërsa Federico Bernardeschi shënoi nga largësia në minutën e 78-të.

Italia është lidere e Grupit J, me 21 pikë të fituara nga shtatë ndeshjet e para, ndërsa pas vetes e ka Finlandën, me 12 pikë të fituara. Italia tashmë e ka siguruar një vend në kualifikimet për EURO 2020.
Shtuar më 12/10/2019, ora 22:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori