Ja ambjentet e brendshme të "Elbasan Arena" (VIDEO)
Gjithçka po bëhet gati për të pritur Kombëtaren shqiptare. Punimet në "Elbasan Arena" po shkojnë drejt përfundimit dhe tashmë mund të kemi një imazh të qartë se si do të jetë shtëpia e re e kuqezinjëve.

Pasi u përfundua me fushën dhe stolat në stadium po punohet me ritme të larta edhe në ambjentet e brendshme të stadiumit.

Janë shtruar me pllaka të gjitha zonat që janë programuar për të qenë të tilla, tavanët janë zbukuruar me gips.

Kanë marrë një formë përfundimtare edhe ndarjet e dhomave dhe zyrave që do të jenë në këto ambiente, ku veçohen ato të gazetarëve si edhe të zonës VIP, në të cilat do të ketë sisteme për të naviguar në internet pa munguar edhe Wi-Fi në këto zona.

Se si është aktualisht pjesa e brendshme e "Elbasan Arena" ju ftojmë të ndiqni videon e mësipërme. /albeu.com

Shtuar më 03/10/2014, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori