Një ambulancë e mbushur plot me eksploziv është zbuluar parkuar jashtë
stadiumit kombëtar
gjerman. Zyrtarët e sigurisë kanë bërë zbulimin e bujshëm përpara miqësores në futboll Gjermani-Holand.
Ndeshja u anulua pasi shefat anti
terroriste e kanë vlerësuar situatën të rrezikshme, e cila vjen vetëm katër ditë pas sulmeve
terroriste në Paris ku u vranë 129 persona ditën e premte.
Ekipi kombëtar
gjerman u dërgua në një zonë të sigurt të
stadiumit Hannover dhe nuk kishin hyrë në fushë. Ajo që mendohej një “ambulancë” ishte në fakt një kamion i maskuar si autoambulancë për të kryer aktin barbar./albeu.com/
Shtuar më 18/11/2015,
ora 09:19