Ja si reagoi Dzeko ndaj serbit të Austrisë (VIDEO)
Austria dhe Bosnje Hercegovina barazuan 1-1 ndeshjen e zhvilluar në Vjenë, por edhe pse një takim miqësor nuk mungoi tensioni mes futbollistëve.

Protagonistë kanë qënë sulmuesi i Manchester City-t Edin Dzeko dhe mbrojtësi austriak Aleksandar Dragoviç.

Gjithçka nisi pas një faulli të një prej futbollistëve boshnjakë. Dragoviç reagoi ndaj futbollistit mik, ndërsa më pas nuk i mbajti dot nervat as kapiteni i Bosnjes.

Kujtojmë që Aleksandar Dragoviç ka lindur në Vjenë, por është me origjinë serbe dhe të gjithë e njohim armiqësinë mes tyre dhe boshnjakëve. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2015, ora 11:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori