Java e 30 e Bundesligës, Munchengladbah e nis me fitore (VIDEO)
Java e 30-të e kampionatit gjerman nisi me fitoren 1-0 të Borussia Munchengladbah ndaj Augsburgut. Vendasit arritën të fitojnë falë një goli të Daems nga pika e bardhë në minutën e 28-të. Augsburg që është në garë për të siguruar qëndrimin në Bundesligë, luajti me 10 vetë për më shumë se 60-të minuta pas daljes me karton të kuq të Fogst.

Me këtë fitore Gladbahu mban gjallë shpresat për një vend në Bundesligë, pasi aktualisht ngjitet në vendin e gjashtë në renditje me 44 pikë, dy më pak se Schalke e vendit të katërt. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2013, ora 10:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori