Jesus Navas, 14 sekonda për të gjetur golin (VIDEO)
Manchester City shkatërroi Tottenham-in në ndeshjen e javës së 13 të Premier Lague duke fituar 6-0 përpara publikut të tyre. Golat e ndeshjes u realizuan nga Jesus Navas (2), Aguero (2), Negredo dhe autogoli i Sandros. Por ajo që do të mbahet mend nga ky takim është goli i parë i Jesus Navas dhe i pari i ndeshjes.

Ish futbollistit të Sevillas i mjaftuan vetëm 14 sekonda për të gjetur rrugën e rrjetës, duke regjistruar kështu golin më të shpejtë të sezonit dhe një prej më të shpejtëve në historinë e Premier League-s. /albeu.com/
Shtuar më 24/11/2013, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori