Jetonte mes luksit, 15 vite burg për bosin shqiptar të kokainës në Londër (VIDEO)
Lodvik Guraj as që do ta mendonte se rrugëtimi i tij mes luksit dhe parave do të përfundonte në një qeli burgu të Londrës, disa vite pasi kishte shkelur në "tokën e premtuar", ishullin britanik.

Në gjykatë në Londër dënoi 33 vjeçarin shqiptar me 15 vite burg pasi vërtetoi se ai kishte bërë trafik të sasive të mëdha të kokainës në ishull, raporton Albeu.com.

Vlerësohet se ai kishte futur rreth 40 kilogram kokainë, me vlerë rreth 2 milion euro pas shpërndarjes në treg.

Shqiptari jetonte në një apartament luksoz në Greenford dhe u arrestua në dhjetor të vitit 2017. Ai përdorte më shumë se 42 telefona celularë për të drejtuar grupin e tij të drogës gjatë një periudhe 18-mujore.

33-vjeçari kishte publikuar një video në internet ku tregonte jetën luksoze që bënte dhe njihej si ‘perandor’ i kokainës. Gjithashtu ai shëtiste me Lamborghini, shijonte pushimet me motoskaf dhe kishte stoli të shtrenjta.
Shtuar më 21/03/2019, ora 22:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori