Fiton Juventusi (VIDEO)
Pëlqej
Juventusit ka arritur që të sigurojë tri pikët përballë Udinezes duke e mposhtur me rezultatin 2-0.

Stephan Lichtsteiner vazhdoi me angazhimin e tij nga e djathta, dërgoi një top në zonë, Kone ishte në gjumë dhe Carlos Tevez e mposhti portierin Karnezis (8’).

Pjesa e parë përfundoi me epërsi minimale të Bianconerëve, të cilët nuk ishin në formën më të mirë të lojës së tyre.

Në pjesën e dytë, Zonja e Vjetër nuk e kishte të vështirë që ta menaxhonte lojën dhe arriti të realizojë edhe golin e dytë.

Tevez ishte përsëri i përfshirë. Sulmuesi argjentinas asistoi te Claudio Marchisio dhe mesfushori italian e la të pashpresë portierin mysafir (75’).

Vlen të përmendet fakti se Udinezes ju anullua një gol shumë i dyshimtë për pozicion jashtë loje në minutën e 65, ku ndeshja shkonte 1-1.

Pas dy javësh, Juventusi kryeson kampionatin italian me pikë të barabarta me Romën. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2014, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori