Juventus blindon vendin e parë, mund Sampdorian (VIDEO)
Juventus merr 3 pikët e radhës në Seria A ndaj Sampdorias duke fituar minimalisht 1-0, por humbet yllin e saj Paulo Dybala. bardhezinjtë i falen një goli të shënuar nga Juan Cuadrado në minutën e 7-të me kokë.

Kampionët e Italisë dominojnë në pjesën e parë duke pasur disa mundësi të pastra për të shënuar, por në minutën e 27-të humbasin shërbimet e Paulo Dybalës. Sulmuesi argjentinas doli nga fusha e lojës pas një problemi muskulor.

Në fraksionin e dytë të ndeshjes Sampdoria këmbëngul më shumë, ndërkohë që bardhezinjtë janë në vështirësi për të krijuar në fazën e sulmit. me këtë fitore Juventus blindon vendin e parë me 73 pikë, 11 më shumë se Roma e vendit të dytë./albeu.com/
Shtuar më 19/03/2017, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori