Juventus dhe Napoli nuk njohin pengesa, ruajnë kryesimet (VIDEO)
Pëlqej
Juventus dhuron një provë force në javën e 6 të Serisë A duke asfaltuar 4-0 Torinon në derbi dhe ruajtur rekordin perfekt në këtë fillim kampionati me njeriun kopertinë të ndeshjes Paulo Dybala autor i një dygolëshi që e con në kuotën e 10 finalizimeve. Kishte lënë Higuain në stol Allegri, një zgjedhje jo pak surprizuese por ishte argjentinasi ai që i vodhi topin Rincon për të sjellë avantazhin bardhezi.

Protagonist në derbi ndoshta po aq sa Dybala por në kuptimin negativ për Basellin që pasi kishte nmarrë një karton të verdhë bën një gabim të pafalshëm në nderhyrjen ndaj Pjanic duke marrë dhe të dytin duke lënë Torinon me 10 lojtarë. Ndeshje në dishezë për Juventusin që gjen dhe dyfishimit me Pjanic që shënon një gol spektakolar nga kufijtë e zonës. Në pjesën e dytë vjen dhe goli i tretë nga Aleks Sandro që mposhti Sirigu, ndërsa për ta mbyllur sërish njeriu kopertinë Paolo Dybala që i vjedh një top Higuain të futur nga stoli për të mbyllur mbrëmjen perfekte.

Juventus fiton por është dhe Napoli atje lart në krye të klasifikimit. 18 pikë,po aq sa bardhezinjtë fitorja e 6-të dhe rekord historik i fitoreve radhazi në kampionat për skuadrën e sarrit ku Hysaj mbetet i pazëvendësueshëm. Përfundoi 3-2 në fushën e Spal aty ku vendasit e nisën mirë me golin e Schiatarella në minutën e 13-të. Megjithatë pa pasur kohë ende të festonte skuadra e Semplicit u ndëshkua nga Insigne që bashkë me Callejon ndezën sektorin e stadiumit të rezervuar për tuifozët e Napolit duke përmbysur rezultatin me golat e tyre.

Barazimi 2-2 erdhi nga Viviani me një goditje dënimi , me Napolin që ju desh të lodhej më shumë nga sa mund të parashikohej por gjithsesi gjeti fitoren falë golit të franko algjerianit Ghoulam 8 minuta nga fundi. /albeu.com/

Shtuar më 24/09/2017, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori