Juventus e nis mbarë sezonin e ri (VIDEO)
Juventusi e ka filluar me fitore sezonin e ri në kampionatin italian me fitore minimale, duke mposhtur Chievo Veronan me rezultat 1-0.

Edhe pse goli i vetëm i ndeshjes ishte një autogol i shënuar nga Cristiano Biraghi, mysafirët treguan një lojë të bukur duke krijuar disa raste të pakonkretizuara.

Bianconerët patën rast për të shënuar pas vetëm dy minutash lojë me anë të Carlos Tevez. Nuk vonoi shumë dhe erdhi te goli i ndeshjes, kur pas një harkimi të Tevez nga këndi, Martin Caceres goditi topin me kokë me Biraghin që e devijoi atë drejt portës së tij.

Të zgjedhurit e trajnerit të ri Massimilliano Allegri kontrolluan pjesën më të madhe të ndeshjes dhe krijuan një varg rastesh tjera, duke goditur edhe shtyllën tre herë në pjesën e parë me anë të Arturo Vidal, Carlos Tevez dhe Martin Caceres.

Megjithatë Juventusi mund edhe të kishte pësuar, me portierin Gianluigi Buffon që reagoi mirë në disa raste, duke i mohuar një rast të mirë edhe Maxi Lopez në minutat e fundit të takimit.

Takimi ishte i pari i sezonit në kampionatin italian, ndërsa sonte në plan është edhe derbi në mes të Romës dhe Fiorentinës.
Shtuar më 30/08/2014, ora 20:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori