Juventus i vogël pa Ronaldon, pëson humbjen e parë nga Genoa (VIDEO)
Pa Ronaldon në fushë, të lënë pushim nga trajneri AlLegri, Juventusi e ka të vështirë të shënojë, edhe të fitojë. Në takimin e javës së 28-të, në transfertë ndaj Genoas, ekipi i Alegrit, u mund me shifrat 2-0.

Takimi ishte i dominuar nga Genoa, por në pjesën e parë nuk arriti që të gjente golin. Në të dytën, një ish-juventin, si Stefano Sturaro, dhe një ish-interist, si Goran Pandev, gjetën golat në minutat 72 dhe 81.

Kjo ishte humbja e parë për Juventusin në Seria A, pas 28 ndeshjeve, dhe mbetet në vendin e parë me 75 pikë.
Shtuar më 17/03/2019, ora 14:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori