Juventus "prenoton" pasardhësin e Pogba (VIDEO)
Pëlqej
Mediat në Argjentinë janë të sigurta: blerja e re e Juventusit për të përforcuar mesfushën do të jetë talenti i Boca Juniors, Tomas Pochettino. Lojtari 18-vjeçar konsiderohet si pasardhësi i Paul Pogba-së dhe për të "Zonja e Vjetër" ka shfaqur interes edhe në vitin e kaluar.

Sipas të përditshmes italiane "Corriere dello Sport", lojtari gjatë javëve të fundit ishte pranë kalimit tek ekipi italian i Veronës, por në lojë më pas u futën kampionët e Italisë, të cilët e bllokuan transferimin e lojtarit.

Pocchetino pritet t’i bashkohet Juventusit që në muajin janar me hapjen e merkatos së dimrit, por lojtari do të bëjë vetëm një tranzit në Torino, pasi do të huazohet tek ekipi i Sassuolos për të fituar eksperiencë në pjesën e mbetur të sezonit. /albeu.com/



Shtuar më 09/09/2014, ora 17:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori