Juventus ruan vendin e parë (VIDEO)
Juventus fiton në Verona dhe ruan vendin e parë në Serie A edhe pas javës së 23. Skuadra e Antonio Conte ka fituar 1-2 përballë Chievos në ndeshjen e orës 12:30. Bardhezinjtë gjetën golin që në minutën e 10 me anë të Alessandro Matri, ndërsa në minutën e 42 zvicerani Stephan Lischteiner do të çonte kampionët në dhomat e zhveshjes në avantazh të dyfishtë.

Me fillim e pjesës së dytë Chievo e rriti presionin në portën e Gigi Buffon duke gjetur golin me anë të sulmuesit Thereau, por pa mundur të dalë me pikë nga stadiumi i tij.

Me këtë fitore Juventus qëndron në vend të parë me 52 pikë, ndërsa Chievo me 28 pikë ndodhet në vend të 11. /albeu.com/
Shtuar më 03/02/2013, ora 14:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori