Juventus shpërdoron avantazhin e dyfishtë, Atletico Madrid e ndëshkon në fund (VIDEO)

Juventus ka dështuar të dalë me 3 pikë të plota në Ëanda Metropolitano. Bardhezinjtë janë ndalur 2-2 nga spanjollët e Atletico Madridit, shkruan Albeu.com.

Pas një pjesë të parë pa gola ku rastet ishin me pikatore nga të dyja skuadrat, me fillimin e pjesës së dytë Juventus gjeti golin me Cuadradon, kolumbiani relizoi një super gol dukë dërguar topin në trekëndësh.

minutën e 65 ishte Matuidi ai i cili dyfishoi rezultatin duke relizuar me kokë.

Por vendasit nuk u dorëzuan dhe rihapën takimin me Savic i cili relizoi me kokë duke përfituar nga përgjumja e mbrojtësve të Juves.

Por kur u mendua se Juventus po shkonte drejt fitores Herrera me Kokë barazoi gjithka në 2-2 në minutën 90-të, duke i hequr fitoren Juventusit në minutat e fundit. /albeu.com/

Shtuar më 18/09/2019, ora 22:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori