Juventusi fiton ndaj Fiorentinas (VIDEO)
Alessandro Matri
Takimi i cili hapi javën e 8-të në Serie A ishte derbi ndërmjet ekipit të Juventusit dhe asaj të Fiorentinës. Për miqtë luajti edhe futbollisti, Valon Behrami i cili luajti nga minuta e parë e takimit.

Vendasit shënuan fitore të merituar në përballje me Fiorentinën me rezultatin 2:1. Skuadra e Juventusit e filloi furishëm takimin dhe në minutën e 13' të takimit kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Bonucci.

Pas këtij goli të dy skuadrat patën raste shënimi por nuk arritën t'i konkretizojn dhe pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të skuadrës nga Torino.

Në pjesën e dytë Fiorentina arriti që në minutën e 58-të të barazoj rezultatin me golin e shënuar nga Jovetic.

Por vendasit u kundërpërgjigjën dhe rikthyen epërsin me golin e shënuar nga Matri në minutën e 65'.

Ky ishte goli i fitores për Juventusin e cila me këtë fitore i prinë radhitjes tabelare me 16-të pikë të tubuara. /albeu.com/


Shikoni golat:

<param name="movie" value="http://videa.hu/flvplayer.swf?v=yosDtst8CMxOfj4B" /><param name="allowscriptaccess" value="always" /><param name="allowFullScreen" value="true" />
Shtuar më 25/10/2011, ora 22:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori