Juventusi i Pirlos shënon fitore bindëse në ndeshjen miqësore ndaj Novarës (VIDEO)
Provë e parë bindëse për Juventusin e Andrea Pirlos, të cilët mposhtën Novaran me rezultatin e thellë 5-0 në një miqësore të luajtur në qendrën stërvitore të bardhezinjëve.

Paraqitje mjaft të mira nga të gjithë të sapoardhurit (Arthur dhe mbi të gjitha, McKennie, Kulusevski dhe Pellegrini). Pjaca gjithashtu zhvilloi një ndeshje të mirë, në të cilën edhe shënoi.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të Juventusit. Goli i vetëm në pjesën e parë u shënua nga sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo.

Ndërsa në të dytën, lojtarët e Juves shënuan edhe 4 herë të tjera në portën e Novaras, duke treguar fryet e punës së trajnerit Pirlo. Për të dyfishuar shifrat mendoi Ramsey në minutën e 57-të. Golin e gjeti edhe Pjacaminutën e 66-të. Në fund të takimit ishte rradha e të riut Portanova që shënoi një dopietë
Shtuar më 13/09/2020, ora 14:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori