Kaka tregon se si i shënoi 3 gola Manchester United në vitin 2007 (VIDEO)
Pëlqej
Ricardo Kaka ka folur në një intervistë për faqen zyrtare të Ligës së Kampionëve duke treguar se si i shënoi tre golat më të mirë dhe më të rëndësishëm në karrierën e tij me Milanin.

Braziliani ishte pjesë e Milanit nga viti 2003 deri më 2009 ku dhe fitoi gjithcka me kuqezinjtë madje ai fitoi dhe Topin e Artë në vitin 2007 duke u bërë një lëgjendë e kuqezinjve.

Ai ka treguar për golat më të bukur të karrieres së tij ndaj Celticit në vitin 2007 në Ligën e Kampionëve, në vitin 2006 përsëri në Ligën e Kampionëve ndaj klubit Fenerbahçes, dhe të tretin kundër Manchester Unitedit në vitin 2007 në gjysmë-finalen e Ligës së Kampionëve, që sipas tij është më i preferuari me fanellën kuqezi.

"Ishte një gol shumë i rëndësishëm për mua, dhe po ashtu një ndeshje mjaft e rëndësishme", deklaroi Kaka.


Shtuar më 11/01/2019, ora 14:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori