"Kam moral dhe familje", Erjona Sulejmani pendohet për fotot nudo? (VIDEO)
Ish-gruaja e futbollistit, Blerim Xhemaili, Erjona Sulejmani ka folur më shumë për karrierën e saj si dhe për familjen.

Duke thënë se është beqare, ajo është shprehur se po mendonte edhe për një fëmijë tjetër, por pa partner. Më tej modelja u shpreh se ka hequr dorë nga fotot nudo.

"Sigurisht një mashkull është një pjesë e rëndësishme për një femër, por mund tja dalë edhe vetëm një femër. Kështu që më mirë me ndejt vetëm. E kam edhe një ide me lind një fëmijë të dytë, edhe vetëm, pse jo,"– është shprehur Erjona Sulejmani.

“Me ka ardhë disa herë propozimi të pozoj nudo, por kam thënë jo, sepse një nudo për mua është tepër tani që jam me fëmijë….

Jeta nuk është vetëm qëjf, është edhe moral. Unë kam edhe moral, kam familje.

Puna është punë. Unë jam serioze dhe du seriozitet. Mund të tregohem e rreptë në një marrëdhënie,”– janë fjalët e Erjona Sulejmanit për programin ‘Ftesë në pesë’.

Shtuar më 23/04/2020, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori