Kamza e kthen në rutinë humbjen, Flamurtari shënon 3 gola për 3 pikë (VIDEO)

Kamza, surpriza e këtij sezoni, futet në krizë rezultatesh. Skuadra e Ramadan Ndreut pësoi humbjen e tretë radhazi dhe të dytën në shtëpi përballë Flamurtarit, që realizoi 3 gola në këtë transferë.

Ardit Hoxha ndëshkoi kamzalinjtë që në minutën e 20-të, ndërsa në fund të pjesës së parë Victor Juffo përfitoi nga topi i mbetur në zonë dhe thuasje nga vija e 16-metrave mposhti portierin Halilaj për herë të dytë.

Në kohën shtesë Tangara vulsoi takimin me golin e tretë për kuqezinjtë dhe të parin personal në Superiore. /albeu.com/



Shtuar më 22/12/2017, ora 15:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori