Juventusi ka publikuar një
video në “Twitter” këtë të shtunë ku shfaqet mbrojtësi Daniele
Rugani, teksa bën thirrje për të dhuruar para që të ndihmohen
spitalet e
Torinos.
25 vjeçari
Rugani, i cili ishte rasti i parë i konfirmuar me COVID-19 në kampionatin italian, jo vetëm që nuk e lejon virusin e tmerrshëm ta trembë, por shkon dhe më tej duke bërë thirrje të gjithëve të kontribojnë në luftën kundër Koromavirusit.
"Unë gjithashtu, së
bashku me Juventusin, kam marrë pjesë në fushatën për mbledhje fondesh që do të shkojnë për
spitalet e
Torinos dhe Piedmontit. Edhe ju mund të kontribuoni. Le të tregojmë se jemi të bashkuar, pavarësisht se ndodhemi larg njëri-tjetrit," apeloi
Rugani.
Shtuar më 14/03/2020,
ora 23:54